Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miranda Andoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znn. Miranda Andoni, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, 1 çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.