Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 281.0 KB
Përmbledhje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Gjon Fusha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Fusha, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
2. Transferimin per inspektim, pranë organit kompetent, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të dy dosjeve penale, përkatësisht dosjen që i përket Vendimit penal nr. 276, datë 16.10.2015 të Gjykatë së Apelit Gjirokastër, si dhe dosjen që i përket Vendimit penal nr. 44, 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.