Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.12.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 279.5 KB
Përmbledhje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Jella, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.12.2019, vendosi:1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
2. Transferimin e procedimin penal Nr. 405 regjistruar në datën 10.3.2014, pranë organit kompetent për inspektim dhe vlerësim.
3. Transferimin e dy çështjeve që lidhen me ndjekjen e procedurës si drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës pranë organit kompetent për t’u marrë parasysh për vlerësimin periodik të subjektit të rivlerësimit.