Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.12.2019

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Doloreza Musabelliu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.12.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Doloreza Musabelliu, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.