Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.06.2019

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Keshi (Cami), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Esmeralda Keshi (Cami), prokurore/drejtuese pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër.
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, një çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.