Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.06.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 281.0 KB
Përmbledhje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Selita, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.06.2019, me shumicë votash vendosi:1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Selita, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
2. Transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të dosjes që i përket çështjes administrative me palë ndërgjyqëse paditëse shtetasin me inicialet B.V dhe të paditurin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, përfunduar me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 datë 06.02.2019.