Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.02.2019

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elsa Toska, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 12.02.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.