Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.02.2019

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Eriol Roshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.02.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.