Njoftim për shtyp i IKP-së datë 30.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 291.5 KB
Përmbledhje
Në datën 10.7.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit.Sot, më datë 30.7.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.
Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky vendim ende nuk është njoftuar.