Njoftim për shtyp i IKP-së datë 27.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.5 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.Trupi gjykues, gjatë verifikimit të paraqitjes së palëve, konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet bashkëshortit të saj, i paraqiti trupit gjykues kërkesën për shtyrje të seancës për shkaqe shëndetësore, bashkë me një raport mjekësor për pushim 14-ditor