Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 16.09.2020

Dokumente

Përmbledhje

Ditën e mërkurë datë 16.09.2020, ora 11.00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbaleve të përmbledhur të mbledhjeve të KED-së, të datave 17.08.2020 dhe 21.08.2020.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
- Altin Binaj
- Artan Spahiu
- Dedë Kasneci
- Gentian Mete

3. Diskutim për vlerësimin e njoftimit të organeve të emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të parakohshme.

4. Diskutim lidhur me “Njoftim qëndrimi” të përcjellë nga zoti Ardian Dvorani me e-mailin e datës 20.08.2020.

5. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.