Ardian Dvorani

Zv. Kryetar/ Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në detyrë Gjyqtarë

Gjeneralitete

Emri
Ardian Dvorani
Pozicioni
Zv. Kryetar/ Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.
Emërimi
17.02.2005
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë
Përditësuar
17.05.2024

Eksperienca profesionale

• Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.
• Ka ushtruar funksionet e këshilltarit ligjor dhe drejtorit të Departamentit Juridik pranë INSIG sh.a. në periudhën 1991-1994.
• Ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 1994-1998.
• Ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Ministrave në periudhën mars 1998-shtator 1999.
• Ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën shtator 1999- shkurt 2005 dhe, gjatë vitit 2004, për një periudhe 6 mujore, edhe funksionin e drejtorit të Departamentit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë.
• Gjatë viteve 1999-2005, ndërmjet të tjerave, ka qenë kryetar i Bordit Kombëtar të Monitorimit Antikorrupsion, kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe raporter i kësaj organizate ndërkombëtare për mbikqyrjen e respektimit të standarteve antikorrupsion dhe antikrim për një numër vendesh anëtare të tij, anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE për çështjet e drejtesisë dhe punëve të brendshme.
• Pas vitit 2005 ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Përmirësimin e Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, pedagog në programin e trajnimit fillestar dhe ekspert ligjor në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtare e prokurorë pranë Shkollës së Magjistraturës, pedagog pranë Shkollës së Avokatisë dhe disa universiteteve jopublike, eksperti i nivelit të lartë pranë Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, anëtarë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi etj..
• Me dekretin Nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.
• 08.09.2020 - aktualisht - Gjyqtar ne Gjykaten Administrative te Apelit.
• 08.06.2023 - aktualisht - Zv. Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit.

Arsimi

• Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK i konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut.

Vendime

- Vendimi i KPK-se Nr. 49, datë 25.07.2018 , për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
- Njoftim i IKP për mosankimin e vendimit Nr. 49, datë 25.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardian Dvorani.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ardian Dvorani”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ardian Dvorani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë