Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.09.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 306.1 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të ankimit të Komisionerit Publik, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Donika Prela dhe shkarkimin e saj nga detyra.