Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.09.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.2 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.Gjatë verifikimit të pranisë së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e paraqitjes së subjektit të rivlerësimit. E pranishme në seancë ishte një avokate, e caktuar me deklarim gjyqësor nga subjekti i rivlerësimit, e cila njoftoi se për shkaqe shëndetësore, subjekti i rivlerësimit nuk e kishte të mundur paraqitjen në seancë dhe kërkoi vazhdimin e gjykimit.