Njoftim publik

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 28.09.2020

Dokumente

Përmbledhje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela.

Në krye të këtij takimi të parë institucional, z. Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë Metani nënvizoi se si Institucion i ri me standard të ri kushtetues, ILD synon ndryshimin rrënjësor të konceptit të inspektimit duke unifikuar standardet më të mira të hetimit, jo vetëm në respekt të ligjit, por edhe të pritshmërive të qytetarëve në kuadër të reformës në drejtësi.