Artur Metani

Inspektor i Lartë i Drejtësisë, zgjedhur me anë të vendimit nr. 2/2020 të Kuvendit, datë 20.01.2020.

Në detyrë Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Artur Metani
Pozicioni
Inspektor i Lartë i Drejtësisë, zgjedhur me anë të vendimit nr. 2/2020 të Kuvendit, datë 20.01.2020.
Emërimi
01.11.2013
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
14.01.2025

Eksperienca profesionale

•20.01.2020 - aktualisht - Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
•22 Tetor 2018 - 20.01.2020 - Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
•24 nëntor 2017 - 21 tetor 2018 - Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit Rregullator dhe i Përputhshmërisë (Anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues) pranë Kryeministrisë.
•1 nëntor 2013 - 24 nëntor 2017 - Drejtor i Përgjithshëm i departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsinit (Anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues)pranë Kryeministrisë.
•Maj 2002 - Korrik 2012 - Këshilltar Juridik, Institucioni i Presidentit të Republikës.
•2001-2013 - Konsulent Ligjor, Delegacioni i BE-së në Shqipëri
Gusht-Dhjetor 2012 - Konsulet Ligjor, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).
•Dhjetor 2011-Prill 2012 - Ekspert Ligjor pranë ISP.
•Maj-Dhjetor 2011 - Ekspert Ligjor pranë EURALIUS.
•2005-2008 - Anëtar i Këshillit të Prokurorisë.
•2005-2008 - Anëtar i Këshillit të Avokaturës së Shtetit.
•Janar 2005 - Shtator 2006 - Ekspert Ligjor pranë PAMECA.
•1998-2013 - Asistent pedagog/lektor në disiplinën e të drejtës kushtetuese, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
•1994-2013 - Anëtar i bordit pranë Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
•Shkurt 1999 - Maj 2002 - Koordinator i Programit të Drejtësisë, OSFA.
•Nëntor 1997 - Maj 1998- Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Dimërore 2012, Salt Lake City, Utah, SHBA.
•Tetor 1997 - Maj 1998 - Stazhier pranë zyrës ligjore "Parsons, Behle & Latimer"- Salt Lake City, Utah, SHBA.

Arsimi

•Qershor 1992 - Përfunduar Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Specialiteti Anglisht.
•Qershor 1996 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
•Korrik 1997- Universiteti i Evropës Qendrore - Departamenti i Studimeve Ligjore Master (LL.M) në të drejtën kushtetuese të krahasuar, Budapest Hungari.
•Maj 1998- Universiteti i Utah, SHBA-Kolegji i Drejtësisë Master (LL.M) në të drejtën e mjedisit dhe burimeve natyrore, Salt Lake City, Utah SHBA.
•Korrik 2011-vazhdim - Doktorant pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

•08.11.2017 - Certifikatë "C" tepër sekret, e sigurimit të personelit, për njohje me informacionin e klasifikuar "Sekret Shtetëror" lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e vlefshme deri në 07.11.2022.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Artur Metani”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Artur Metani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë