Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Tetor 2022
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 78.9 KB
Përmbledhje
Këshilli miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj.Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Rudina Palloj, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj në pozicionin e “Këshilltarit Ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimin, vendosi për skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.
Më tej, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Elsa Ulliri.
Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Elsa Ulliri, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. ...