Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 21 Korrik 2022
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 81.9 KB
Përmbledhje
Sot, në datën 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:Këshilli vendosi shpalljen e pozicioneve të lira për të diplomuarit në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.07.2022, si më poshtë:
• dy pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
• katër pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.