Të tjera

Urdhër i Ministrit të Drejtësisë nr. 150, datë 06.02.2023 "Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Kodit Penal". Kodi Penal.

Dokumente

Përmbledhje

Instituti Shqiptar i Shkencave i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë nëpërmjet shkresës së datës 21.08.2023 me lëndë: Kërkesë për venie dokumentacioni në dispozicion rreth grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal.
Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr. 5102/prot., datë 29.09.2023 me lëndë: Kthim Përgjigje shkresës tuaj mbi vënien në dispozicion të urdhërit të grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal, na ka vendosur në dispozicion një kopje të këtij urdhëri.

Grupi i Punës kryesohet nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
1. Z. Arben Rakipi, dhe ka në përbërje:
2. Z. Bledar Mustafaraj. përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit (Magjistrat i Komanduar);
3. Z. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
4. Z. Gentian Jahjolli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësr Shkodër;
5. Znj. Dorina Hoxha, dekane e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës;
6. Z. Skënder Kaçupi, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Grupi i punës në përmbushjen e detyrave të tij, mbështetet nga grupi i ekspertëve të oponencës së draftit të Kodit Penal, i cili ka në përbërje:
1. Znj. Tereza Merkaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit;
2. Znj. Nurieta Tafa, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës;
3. Z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit;
4. Z. Ylli Pjetërnikaj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë;
5. Z. Kujtim Luli, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sekretariati teknik është i përbërë nga:
1. Kristina Puci, Koordinatore në Sektorin e së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit;
2. Klobeta Zylyfi, Kandidate për magjistrate;
3. Ketjona Kaçupi, Kandidate për magjistrate;