Bledar Mustafaraj

Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Bledar Mustafaraj
Pozicioni
Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.
Emërimi
11.10.2004
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
13.12.2023

Eksperienca profesionale

•11.10.2004-07.11.2023 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Arsimi

•2005 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 712, datë 07.11.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Bledar Mustafaraj. Trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje nga statusi i magjistratit. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe, si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15- vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 712, datë 7.11.2023, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Bledar Mustafaraj.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Bledar Mustafaraj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Bledar Mustafaraj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë