Njoftim publik

Vendim i Komisionit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.03.2024 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e shoqërisë civile dhe dërgimin e listës Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Dokumente

Përmbledhje

Në mbledhjen e datës 29.03.2024 të Komisionit Ad Hoc u zhvilluan seancat dëgjimore me dy kandidatët e kualifikuar sa i përket kritereve formale nga vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, Znj. Lefterie Lleshi dhe z. Altin Shegani, të cilët ishin skualifikuar më parë nga gara për mospërmbushje të kritereve ligjore nga Komisionit Ad Hoc.
Në këtë seancë dëgjimore anëtarët e Komisionit dëgjuan platformat e kandidatëve dhe realizuan pyetje për të vlerësuar kriteret profesionale morale, bazuar në rregulloren e Komisionit.
Pas zhvillimit të seancave dëgjimore, Komisioni i Shoqërisë Civile, vlerësoi me pikë kandidatët e kualifikuar dhe shpalli renditjen si më poshtë:
➢ Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërisë civile:
Vendi i parë: Altin Shegani
Vendi i dytë: Erion Fejzulla
Vendi i tretë: Altin Hazizaj
Vendi i katërt: Juelda Lamçe
Vendi i pestë: Lefterie Lleshi
Vendi i gjashtë: Violanda Theodhori

➢ Kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e shoqërise civile:
Vendi i parë: Altin Shegani
Vendi i dytë: Erion Fejzulla
Vendi i tretë: Altin Hazizaj
Vendi i katërt: Juelda Lamçe
Vendi i pestë: Lefterie Lleshi

Në përputhje me nenet 58 dhe 156, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, Kryetari i Komisionit të Shoqërisë Civile do t’i përcjellë Kuvendit të Shqipërisë listën me emrat e renditur të kandidatëve së bashku me raportin e vlerësimit.
Me realizimin e kësaj procedure, konsiderohet e përfunduar detyra e Komisionit të Shoqërisë Civile në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga radhët e shoqërisë civile.

(listë përfundimtare; vendim; raport vlerësimi; sekretari i përgjithshëm Genc Gjonçaj; komisioni Ad Hoc; Avokati i Popullit; kandidat për KLGJ; kandidat për KLP; shoqëria civile; institucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).