Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.03.2024
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 503, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 499, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). 3. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin nr. 252, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). 4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listës së gjyqtarëve që kanë ose mund të kenë dy vlerësime, një vlerësim, si dhe të gjyqtarëve që nuk kanë e nuk mund të kenë asnjë vlerësim, për efekt të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës, të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 73, nr. 74, nr. 75, nr. 76, nr. 77, nr. 78, nr. 79, nr. 80, nr. 81, nr.82, nr.83, nr. 84 nr. 85 dhe nr. 86, datë 20.02.2024”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore znj. Irena Plaku).