Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.02.2024

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë – seanca në orën 11:00. (çështje e shtyrë nga mbledhja plenare e datës 15.02.2024.)
2. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës – seanca në orën 12:00. (çështje e shtyrë nga mbledhja plenare e datës 15.02.2024.)
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {...} në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtares {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore znj. Irena Plaku).
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit (relatore znj. Fatmira Luli).
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës Administrative të Apelit për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro):
7.1 Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
7.2 Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
7.3 Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
7.4 Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares {...} në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër” / “Për mbylljen e procedimit disiplinor nr. 04/2024, të filluar ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”, përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relator z.Ilir Rusi).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin para afatit të komandimit të z. {...}”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).