Fatjona Memçaj

Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Në detyrë ProkurorëAnëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Fatjona Memçaj
Pozicioni
Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
Emërimi
01.10.2001
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
07.02.2026

Eksperienca profesionale

•01.07.2023 - Prokuror ndërlidhës pranë EuroJust (Për një periudhë 2.5 vjeçare).
•Shtator 2013 - Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Përfaqësim i akuzës përpara Gjykatës së Apelit Institucioni : Prokuroria e Apelit Tiranë
•Qershor - Shtator 2013 - Drejtor Kabineti i Prokurorisë së Përgjithshme(e komanduar).
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Drejtori i Kabinetit i Prokurorisë së Përgjithshme ka funksion konsultativ dhe verifikues për problemet dhe fushën e përgjegjësisë që mbulon Prokurori i Pergjithshëm, si dhe shërben si strukturë filtruese e problemeve administrative.
•Janar -Qershor 2013 - Drejtor Kabineti i Prokurorisë së Përgjithshme(e komanduar).
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Drejtori i Kabinetit i Prokurorisë së Përgjithshme ka funksion konsultativ dhe verifikues për problemet dhe fushën e përgjegjësisë që mbulon Prokurori i Pergjithshëm, si dhe shërben si strukturë filtruese e problemeve administrative.
•Dhjetor 2007- Janar 2013 - Drejtore e Drejtorisë Juridke dhe Kordinimit Ligjor
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Hartimi i dekreteve dhe gjithë akteve shoqëruese, që nënshkruhen nga Presidenti i Republikës. Përgatitjen e mendimeve juridike për ligjet e ardhura për dekretim pranë Presidentit të Republikës në bashkëpunim me këshilltaret ligjorë. Përgatitja, ndjekja, realizimi deri në dekretim i procedurave mbi dhënien dhe heqjen e shtetesisë shqiptare, dhe faljen e dënimeve të të dënuarve për vepra penale. Ndjekja e praktikave për ankesat e mbërritura në Institucionin e Presidentit të Republikës nga qytetarët.
•Tetor 2002- Janar 2008 - Prokurore e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Ushtrim i ndjekjes penale dhe përfaqësim i akuzës përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
•01 Tetor 2001- 01 Tetor 2002 - Prokurore e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë
Përmbledhje e përgjegjësive të ushtruara : Ushtrim i ndjekjes penale dhe përfaqësim i akuzës përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

- Mësimdhënie:
•2008-2010- Lektor-part time, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
•2008-2009- Lektor-part time, Universiteti Justica
•2011-2015- Lektor-part time, Universiteti Bedër
•

Arsimi

•29 Janar 2019- Doctor of Philosophy(PhD), Middlesex University London.
•Shkurt 2007-Qershor 2008 - Master of Laws(LLM), Universiteti i Londrës Lindor(East London University).
•Tetor 1999- Tetor 2002 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•Tetor 1995-Korrik 1999 - Diplomuar "Jurist", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti "Luigj Gurakuqi".

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime

- Vendim nr.16, datë 03.05.2018 i KPK (anëtarët e trupit gjykues: Alma Faskaj-Kryesuese, Roland Ilia- Relator, Firdes Shuli-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Fajtona Memçaj, me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.16, datë 03.05.2018 i KPK për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Fatjona Memçaj, me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Fatjona Memçaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Fatjona Memçaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë