Procesverbal Nr.13 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 20.10.2020, Ora 14.00
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 225.8 KB
Përmbledhje
Rendi i Ditës:1. Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtareve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit , pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit para kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.
2. Të tjera.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Saida Dollani (anëtare) 5. Fatjona Memçaj (anëtare) 6. Ludovik Dodaj (anëtar) 7. Marsida Xhaferllari (anëtar zëvendësuese) 8. Bilbil Mete (anëtar zëvendësues)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Avokatit i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj dhe Katrin Treska, përfaqësues me autorizim të Presidentit të Republikës.
2. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
3. Michele Lacomy, përfaqësuese e OPDAT-it.