Enkeleda Millonai

Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në detyrë ProkurorëAnëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Enkeleda Millonai
Pozicioni
Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Emërimi
06.11.2008
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
11.10.2024

Eksperienca profesionale

•19.12.2019 - aktualisht - Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
•05.04.2018 - 19.12.2019 - Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
•2009 - 19.12.2019 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në Seksionin kundër Korrupsionit dhe Pastrimit të Parave.
•nëntor 2017 – prill 2018 - Pjesë e grupit të punës, për përgatitjen e raporteve mbi aftësitë profesionale të prokurorëve, në kuadrin e reformës për drejtësi, pranë Prokurorisë e Përgjithshme.
•nëntor 2016 – shkurt 2017 - Zv/Drejtuese, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
•mars 2016 – nëntor 2016 - Zv/Drejtuese e Komanduar me Urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
•prill 2014 – shtator 2015 - Zv/Drejtuese dhe Drejtuese e Njesisë së Përbashkët Hetimore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
•shtator 2015 – dhjetor 2015 - Prokurorenë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Njësia e Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurisë. Komanduar me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
• 2008 – 2009 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar (Stazh profesional).
•2004 – 2006 - Sekretare Gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
•2003 – 2004 - Sekretare Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•2013 - Lehtësuese pranë ekspertëve në kuadrin e trajnimit vazhdues për gjyqtarë dhe prokurorë. Shkolla e Magjistraturës.
Temat e trajtuara si lehtësuese:
1) Pyetja e të pandehurit, deklarimet e bashkë të pandehurit, ose të pandehurit në një procedim të lidhur (Kriteret e vlerësimit të fakteve që burojnë. Regjimi përkatës i leximeve të lejueshme. Respektimi i kontradiktoritetit në përqasje me legjislacionin e GJEDNJ);
2) Veprat penale të lidhura me shoqëritë tregtare (Mbrojtja penale e sipërmarrjes. Praktika gjyqësore lidhur me përgjegjshmërinë penale të personave juridikë);
3) Veprat penale që lidhen me korrupsionin (Parashikimet ligjore dhe aktet ndërkombëtare në këtë fushë. Praktikat më të mira mbi hetimin dhe gjykimin e veprave korruptive në përputhje me të. Korrupsioni dhe krimi i organizuar);
4) Veprat penale në fushën e tatimeve;
5) Teknikat e hetimit proaktiv, teknikat për hetimin e trafikut të drogës;
6) Hetimet proaktive. Aspekte teknike në përdorimin e metodave speciale të hetimit, veçanërisht në rastet e trafikut të narkotikëve;
7) Veprat penale në fushën e tatimeve. Roli i sistemit të drejtësisë dhe bashkëpunimi me autoritetet në fushën e tatimeve;
2014 – 2015 - Pedagoge Part Time, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
2016 - Pedagoge Part Time, Fakulteti i Infermierisë. Lënda “Etikë dhe Legjislacion”.

Arsimi

•2009 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•2004 - Marrja e titullit "Avokat", Dhoma Kombëtare e Avokatëve, nr. diplome 7803.
•2003 - Diplomuar"Jurist".

Punime

1. "Rastet e dhënies së vendimeve të pafajësisë", botuar në Jeta Juridike, Revistë juridike – shkencore, nr. 1, mars 2009.
2. "Legjitimimi aktiv dhe pasiv në kërkimin e kompensimit për burgim të padrejtë", botuar në Tribuna Juridike, Periodike e Pavarur, Nr. 78 (3), Viti XIV i Botimit, 2009.
3. "Evoluimi i së drejtës kombëtare dhe ndërkomëbtare parë në aspektin e të drejtave të gruas deri në vitin 1946", Bashkëautore, botuar në Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 3, Nr. 1, Maj 2017.
4. "Dhuna ndaj gruas në këndvështrimin e legjislacionit vendas dhe atë ndërkombëtar", bashkëautore, botuar në Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 3, Nr. 1, Maj 2017.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

-------------------------------------------------------------------------------
- KONFERENCA:
1. "I mituri si autor i veprës penale dhe si viktimë e saj" bashkëprezantim në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në “Edukimin dhe sfidat e shkencave sociale përgjatë të ardhmes”, IIPÇL, 2017.
2. “A community strategy to protect the Euro in the Mediterranean Area”, Prezantim mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave, organizuar nga Departamenti i Thesarit (Itali) & Komisioni Europian, zhvilluar në Tiranë, 2016.
3."Prezantim mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave", si përfaqësuese e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, Konferencë e zhvilluar në Kroaci, “Balkan Network For Euro Protection”- OLAF & Croatian National Bank, 2014.

- KURSE TRAJNIMI TË KRYERA NGA ORGANIZMA TË NDRYSHME JASHTË VENDIT.
1. "Strategjitë e daljes, në kuadrin e zbatimit të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë", Winpro III, Mali i Zi, 2018.
2. "Hetimi dhe ushtrimi i ndjekjes penale për veprat penale të korrupsionit, Vizitë studimore pranë USKOK, Zyra Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kroaci, 2015.
3. "Lufta kundër korrupsionit", Departamenti i Shteteve te Bashkuara, Akademia Nderkombëtare e Zbatimit të Ligjit (ILEA), Roswell, New Mexico, 2014.

- KURSE TRAJNIMI TË KRYERA NGA ORGANIZMA TË NDRYSHME NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË:
•"Hetimi Financiar dhe rikuperimi i aseteve", Projekti MATRA COPROL, 2016.
•"Mbrojtja e të dhënave personale dhe Eurojust", International Cooperation in Criminal Justice: Prosecutors’Network of the Western Balkan (IPA 2014), 2016.
•"Hetimi i veprës penale të pastrimit të parave dhe gjurmimi i parave", OPDAT, 2015.
•"Tryeza e Rrumbullakët në Tiranë me Drejtuesit e NjPH dhe Ndërlidhësit e Posaçëm dhe Sesione Trajnuese me Agjentët e FBI për Teknikat e Hetimit me Agjentë të Infiltruar", Departamenti i Shtetit Amerikan, 2015.
•"Praktikat më të mira të eksperiencës së BE-së në konfiskimin e aseteve pa dënim", Pameca IV.
•"Masat për Mbrojtjen e dëshmitarëve", IPA WINPRO, 2015.
•"Trajnim mbi çështje të etikës së prokurorit, Prokuroria e Përgjithshme & Departamenti i Shtetit të SHBA-së, 2015.
•"Hetimi I krimit financiar në rastet e trafikimit të qënieve njerëzore", Bashkëpunim me Komitetin e Helsnikit të Hollandës dhe QNL, 2015.
•"Zbatimi i legjislacionit mbi krimin kibernetik në Shqipëri", Këshilli i Europës & Prokuroria e Përgjithshme, 2009.
•2007 - AKTUALISHT - Kurse trajnimi në kuadrin e trajnimit vazhdues për prokurorë dhe gjyqtarë, pranë Shkollës së Magjistraturës.

Vendime

- Vendim nr.157, datë 14.06.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Pamela Qirko-Kryesuese, Roland Ilia - Relator, Brunilda Bekteshi-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrë drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.157 datë 14.06.2019 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrë Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vlerësime

- Nga vlerësimet e punës së subjektit Enkeleda Millonai për vitet 2014, 2015 dhe 2016 të bëra nga Prokurori i Përgjithshëm rezulton se ajo është vlerësuar “Shumë Mirë” për aftësitë profesionale që ajo ka treguar.

Masa disiplinore

- Ndaj znj. Millonai nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Enkeleda Millonai”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Enkeleda Millonai janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë