Fatos Lulo

Ish-anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Fatos Lulo
Pozicioni
Ish-anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
13.02.2006
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
23.03.2026

Eksperienca profesionale

•17.07.2018 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•23.08.2018 - 17.07.2018 - Magjistrat i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•02.05.2013 - 23.08.2018 - Anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
•13.02.2006 - 02.05.2013 - Anëtar në Gjykatën e Lartë.
•28.10.2004 - 13.02.2006 - Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT).
•1994 - 2004 - Avokat.
•1989 - 1992 - Ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, dhe më pas në Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale (informacioni për periudhën 1989 - 2004 është marrë në wikipedia aksesuar më datë 20.03.2024 në linkun: shih këtu).

Arsimi

•1988 - Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr: 12, datë 23.03.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
- Njoftim i IKP-së datë 10.05.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 12, datë 23.3.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Fatos Lulo.
- Vendim i KPA-së Nr. 3, datë 17.07.2018, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.12/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Fatos Lulo.
- Vendim i KPA-së datë 11.03.2026 për mospranimin e kërkesës së kërkuesit Fatos Lulo për rishikimin e vendimit (JR) nr. 3, datë 17.07.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Fatos Lulo”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Fatos Lulo janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë