Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përshëndetur punën e presidencës dhe kuvendit për rihapjen e aplikimeve për vendet e mbetura ende bosh në Gjykatën Kushtetuese.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përshëndetur punën e presidencës dhe kuvendit për rihapjen e aplikimeve për vendet e mbetura ende bosh në Gjykatën Kushtetuese.Përmes një postimi në Twitter, Kim përshëndet kandidatët që iu përgjigjën thirrjes për aplikim dhe i bën apel KED-it që të të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët.
Kim theksoi se vendi duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese brenda vitit.
Në 16 tetor, presidenti Meta publikoi listën e kandidatëve për vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj. Kandidaturat janë:
Aleksadër Toma
Altin Binaj
Aldona Sylaj
Ardita Buna (Alsula)
Eugen Papandile
Ilir Haznedari
Klajdi Mone
Orkida Totojani
Përparim Kalo
Shaqir Hasanaj
Ndërsa kuvendi publikoi në 19 tetor, listën me tre kandidatë për vendin lënë bosh nga Fatos Lulo.
Ata janë:
Altin Binaj
Ardita Buna Alsula
Ilir Haznedari
Burimi: exit.al