Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Anisa Qilimi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën në mëngjes vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores, Anisa Qilimi. Gjithashtu, KPK vendosi t’i transferonte për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, 2 çështje të hetuara nga prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Etleda. Çiftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.
Burimi: Reporter.al