Etleda Çiftja

Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Në detyrë Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Etleda Çiftja
Pozicioni
Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Emërimi
17.06.2017
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
21.09.2022

Eksperienca profesionale

2001- 2009- Këshilltare e përgjithshme/drejtoresh ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit, kompania greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies”
2009- 2017- Drejtuese dhe menaxheriale, këshilltare e përgjithshme/drejtore ligjore për Shqipërinë, drejtuese për përputhshmërinë me Kodin e Etikës, si edhe anëtare e bordit menaxhues të shoqërisë pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropower sh.a.”
Shënim: CV është marrë nga faqja zyrtare e KPK

Arsimi

1999- Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Kualifikime dhe promovime

2001- Marrja e titullit "Avokat"
- Trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e lidershipit/menaxhimit; hartimit dhe negocimit të kontratave; auditimit të përputhshmërisë me etikën dhe të antikorrupsionit

Vlerësime

- Njoftim i SPAK - date 30-06-2022, “Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr. 202 të vitit 2021” ku znj.Etleda Çiftja akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit.

- Me Vendimin nr. 48, date 16.09.2022 te Gjykates se Posaçme te Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ne lidhje me procedimin penal nr. 202 te vitit 2021 te SPAK, ku znj.Etleda Çiftja akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit , eshte vendosur:
  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Etleda Çiftja”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Etleda Çiftja janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë