exit.al 28.09.2020

Fatmira Hajdari kërkon rikthimin në detyrë

Fatmira Hajdari kërkon rikthimin në detyrë
Gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Posaçëm të Vetingut për ta shkarkuar nga detyra.
Gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Posaçëm të Vetingut për ta shkarkuar nga detyra.

Në padinë dorëzuar në KPA, Hajdari kërkon nisjen e hetimit nga e para për pasurinë, pastërtinë e figures dhe vlerësimin e saj për aftësitë profesionale.

Trupa e KPA-së që do të shqyrtojë kërkesën e Hajdarit përbëhet nga Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Ina Rama dhe Sokol Çomo.

Hajdari u shkarkua nga detyra në 18 qershor, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Burimi: exit.al