Njoftim për shtyp i IKP-së datë 07.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 299.2 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.Kryesuesja e trupit gjykues, në çelje të seancës, njoftoi depozitimin pranë Kolegjit të dokumentacionit të kërkuar në seancat paraardhëse pranë Këshillit Bashkiak Fier.