Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.5 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti dy kërkesa paraprake për përjashtimin nga trupi gjykues të kryesueses, gjyqtares Natasha Mulaj dhe të anëtares së këtij trupi, gjyqtares Ina Rama, me pretendimin se gjenden në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak të funksionit të saj si prokurore.