Njoftim për shtyp i IKP-së datë 10.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 296.0 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 169, datë 26.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Kryesuesi i trupit gjykues, pasi verifikoi praninë e palëve, në mungesë të subjektit të rivlerësimit, njoftoi se pranë Kolegjit është depozituar vendimi nr. 239, datë 7.7.2020, i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj. Regleta Panajoti, si dhe kërkesa e subjektit të rivlerësimit drejtuar Kolegjit, në datën 8.7.2020, për deklarimin e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit kalimtar.
Kryesuesi i seancës, pasi parashtroi sa më lart, kërkoi të njihet me qëndrimin e Komisionerit Publik mbi vijimin e gjykimit.