Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.02.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 305.8 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Në çelje të seancës gjyqësore, kryesuesi i trupit gjykues u kërkoi palëve pjesëmarrëse në gjykim të shpreheshin në rast se ishin njohur me përmbajtjen e shkresës së dërguar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me hetimin e faktit të regjistrimit eventual të ndonjë kallëzimi ose procedimi penal në emër të subjektit të rivlerësimit nga kjo Prokurori ose ish-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.