Njoftim për shtyp i IKP-së datë 18.02.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.1 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Cani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Në parashtrim të pretendimeve përfundimtare, Komisioneri Publik u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi në vlerësimin e tij pretendimet dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e secilit shkak ankimi.