Njoftim për shtyp i IKP-së datë 19.02.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 302.8 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Kolgjoka, gjyqtare/Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.Komisioneri Publik, në parashtrim të shkaqeve të ankimit, kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, në funksion të hetimit të plotë të kontrollit të pasurisë për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Kolgjoka, të cilësojë si person tjetër të lidhur z. S.H dhe të hetohet në drejtim të burimit të ligjshëm të krijimit të pasurisë, apartament me sip.141,87 m2 , në Tiranë.