Njoftim për shtyp i IKP-së datë 20.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 295.7 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.Komisioneri Publik, gjatë parashtrimeve për shkaqet e ankimit, vlerësoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është në pajtueshmëri me aktet dhe provat e administruara, pasi subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e mosdeklarimit saktësisht dhe plotësisht të pasurisë, si dhe nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të tyre.