Njoftim për shtyp i IKP-së datë 06.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 288.5 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.Gjatë seancës gjyqësore, subjekti i rivlerësimit parashtroi prapësimet e tij lidhur me analizën financiare, të kryer nga Njësia e Shërbimit Ligjor, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke paraqitur edhe prova të reja në proces.