Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.03.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 292.0 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në nisje të seancës, njoftoi palët për depozitimin e dy dokumenteve të siguruara nga subjekti i rivlerësimit, lidhur me pagesën e taksave dhe mospasjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit italian dhe të tretëve, të personave të cilësuar të lidhur me të, referuar juridiksionit të rivlerësimit