Njoftim për shtyp i IKP-së datë 28.02.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 290.4 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe se, nga vlerësimi tërësor i të tria kritereve, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.