Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.02.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 287.7 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur prej Institucionit të Komisionerëve Publikë, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Gjatë zhvillimit të kësaj seance dëgjimore, Komisioneri Publik, ashtu si edhe subjekti i rivlerësimit, u shprehën për konkluzionet e tyre përfundimtare.