Njoftim për shtyp i IKP-së datë 16.11.2018
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 287.8 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Komisioneri Publik në fillim të seancës gjyqësore kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të vendosë lidhur me kërkesën për riçeljen e një hetimi tërësor ose të pjesshëm, me qëllim marrjen e provave për secilin nga shkaqet e ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.