Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.11.2018
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 289.7 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu trupën gjykuese me shkaqet e ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik nuk ka kryer një hetim të plotë, për të vendosur se subjekti i rivlerësimit ka krijuar një nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.