Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.02.2020

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 16.01.2020 dhe 23.01.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit në shpenzime kapitale për sistemin gjyqësor, për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për daljen nga përdorimi të aseteve në pronësi të disa gjykatave”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5.Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në detyrë të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e gjyqtares {...} në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.