Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.01.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 559.9 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit "Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën janar-mars 2020", i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Udhëzues për plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ushtrimin e të drejtës së rekursit ndaj vendimit nr. 262 datë 23.12.2019, të Gjykatës Administrative të Apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për korrigjimin e gabimit në shkrim në Vendimin nr. 30, datë 21.01.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.