Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.01.2020

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për kancelar, për këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe për ndihmës ligjor në gjykatat e apelit”.
2. Caktimi dhe publikimi i numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, që do të pranohen në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e znj. {…} për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistrates në Gjykatën e Lartë” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit {…} dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj.{…}” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për z. {…}, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Durrës, z. {…}” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Opinion “Mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Mbi propozimin e Komisionit të Disiplinor
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe transferimin e gjyqtares znj. {…}”.
12. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.