Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.02.2020

Dokumente

Përmbledhje

Delegacioni i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar sot (14.02.2020) në ambjentet e Gjykatës së Lartë një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020. Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit që iu është kërkuar për çështjen e procedurave të ndjekura nga institucionet shqiptare në emërimin/zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykates Kushtetuese“.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kanë njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.