Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.02.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 118.6 KB
Përmbledhje
KED ditën e sotme 06.02.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar të vijohej me diskutimet në lidhje me:1. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
2. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
3. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.