Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.06.2019

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Vladimir Mara, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.06.2019 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Në zbatim të pikës 4 nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.